Paralajmërimet edhe gjobat fikse mund te lëshohen per vepra penale kundër mjedisit, duke përfshirë hedhjen e paligjshme të mbetjeve, hedhjen e mbeturinave edhe braktisjen e automjeteve.
Kjo faqe është për ju nëse keni marrë një gjobë bazuar në njërin nga ligjet që vijojnë. Ju mund të zbuloni më tepër për secilin krim mjedisor duke klikuar në link-et e mëposhtme:
- Neni 34 i Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, viti 1990: detyra e pronarit të shtëpisë për kujdesin dhe mbetjet tregtare
- Neni 108 i Ligjit per Mjedisin, viti 1995 – Kërkesë për Informacion/Dokumentacion: detyra e pronarit të shtëpisë për kujdesin, mbetjet tregtare edhe hedhja e paligjshme e mbeturinave
- Neni 46 i Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, viti 1990 – Njoftimi i Mbledhjes së Mbeturinave: detyra e pronarit të shtëpisë për kujdesin edhe mbetjet tregtare
- Neni 47 i Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, viti 1990 – Magazinimi i Mbetjeve Komerciale: detyra e pronarit të shtëpise dhe mbetjet tregtare
- Paralajmërimi për Mbrojtjen e Komunitetit edhe Njoftimi për Mbrojtjen e Komunitetit
- Neni 71 i Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, viti 1990 – Kërkesë për informacion: hedhja e paligjshme e mbeturinave
- Neni 5 i Ligjit për Kontrollin e Ndotjes (amendim), viti 1989 – Autoriteti për Transportimin e Mbetjeve të Kontrolluara: hedhja e paligjshme e mbeturinave
- Neni 215 i Ligjit për Planifikimin e Qytetit dhe të Shtetit, viti 1990 – Informacione mbi Interesat e Tokes: Toka dhe oborre të pasistemuara
- Neni 59 i Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit 1990 – Heqja e Mbetjeve te Kontrolluara: hedhja e paligjshme e mbeturinave
- Neni 87 i Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, viti 1990: mbeturinat
- Neni 1 i Ligjit për Tregtarët e Skrapit të Metaleve, viti 2013: grumbullimi i skrapit të metaleve.
Për të diskutuar paralajmërimin ose FPN-në që keni marrë, ose për të këkuar një kopje të përkthyer të paralajmërimit, ose:
- Kontaktoni oficerin e përmendur në krye të letrës
- Ose dërgoni email tek environmentalenforcement@medway.gov.uk.
Paguaj një gjobë
Nëse keni marrë një gjobë fikse (FPN) ju mund ta paguani ate online.
Kur të keni arritur tek formulari i pagesës, klikoni ‘Gjoba Fikse p.sh lënja e mbeturinave’ për të paguar FPN-në.
Paguaj një gjobë online tek ligjzbatuesit e qarkut
Mospagesa mund të rezultoje në ndërmarrjen e masave të mëtejshme kundër jush, të cilat mund të përfshijnë ndjekjen penale në gjykatë.
Krimet Mjedisore
Krimet mjedisore mund të ndikojnë negativisht në jetën e banorëve dhe të bizneseve të zonës së Medway.
Detyra e pronarit të shtëpisë për kujdesin
Të gjithë banorët kanë për detyrë të kujdesen për mbeturinat e tyre edhe duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e arsyeshme që të sigurohen se ato janë asgjësuar dhe menaxhuar në mënyrë korrekte.
Mbetjet tregatre
Të gjithë pronarët e bizneseve kanë për detyrë të kujdesen për mbetjet e tyre që të sigurohen se ato janë asgjësuar në mënyrë të saktë. Pronari i biznesit duhet të mund të mbaje përgjegjësi për transferimin e mbetjeve të tij.
Hedhja e paligjshme e mbeturinave
Hedhja e paligjshme e mbeturinave është hedhja e mbetjeve ose e sendeve të padëshiruara në një tokë të palicensuar për pranimin e tyre.
Nëse mendoni së janë hedhur mbeturina në mënyrë të paligjshme në një zonë publike, ju mund ta raportoni atë tek ne. Zbuloni më tepër rreth hedhjes së paligjshme të mbeturinave edhe se si ta raportoni atë.
Nëse mbetjet që raportoni ndodhen në thasë që shfaqin logon e Medway Norse, ju mund të na e raportoni këtë si ‘mbeturinë’ duke përdorur formularin tonë për pastrimin e rrugëve.
Të gjithë kanë përgjegjësi ligjore për asgjësimin e mbetjeve në mënyrë të saktë. Hedhja e paligjshme e mbeturinave duket e shëmtuar, mund të përbëje rrezik për publikun, mund të ndotë tokën edhe rrjedhat ujore, edhe te iu kushtojë takspaguesve shuma të konsiderueshme parash për ta pastruar ate. Nëse banorët lejojnë largimin e sendeve nga një transportues i palicensuar, ata mund të jenë gjithashtu përgjegjës për ndjekje penale.
Me të gjitha mbetjet duhet të meret një transportues i licensuar. Nëse dikush pretendon se është i regjistruar por nuk jeni të sigurt, ju mund të kontrolloni Regjistrin e transportuesve, menaxhuesve dhe tregtarëve të mbetjeve.
Grumbullimi i skrapit të metalit
Nëse mblidhni ose transportoni skrap përbrenda Medway, ju duhet të merni një licensë si tregtar i skrapit të metalit nga Komuna e Medway edhe një licensë për transportimin e mbetjeve nga Agjensia e Mjedisit. Do ju duhet një leje veç për secilën zonë vendore të Komunës nga ku ju grumbulloni.
Nëse lejoni marrjen e mallrave nga nje transportues i palicensuar, ju mund të jeni gjithashtu përgjegjës për ndjekje penale.
Mbeturinat
Komuna ka detyrë ligjore për të pastruar mbeturinat nga një tokë për të cilën ajo është përgjegjëse. Nëse toka është private, komuna mund të përdorë legjislacionin për të detyruar pronarin e tokës të pastroje çdo mbeturine të madhe dhe të vogël. Zbuloni si të raportoni mbeturinat në Medway.
Automjetet e braktisura
Një automjet i braktisur dëmton pamjen e rrugës lokale dhe mund të shkaktoje shqetësim për sjellje anti-sociale, ose mund të shkaktoje dëme nëse është i prishur ose i pasigurt. Zbuloni si të raportoni automjetet pa kontoll teknik të vlefshëm ose të cilat janë të pataksuara tek faqja e automjeteve të brakstisura.
Automjetet pa kontroll teknik ose taks nuk janë në përgjegjësinë e komunës edhe nuk do të nënkuptohet automatikisht se janë të braktisura.
Shitjet dhe riparimet e automjeteve
Shitja edhe riparimi i automjeteve në rrugë publike ose në hapësirë tjetër publike është e paligjshme pa miratimin e duhur nga komuna. Disa mekanikë edhe biznese e përdorin rrugën publike si hapësirë shtesë për serviset edhe shitjen e automjeteve. Kjo mund të shqetësojë banorët vendas edhe zë vend të vlefshëm për parkimin e makinave.
Automjetet për shitje në rrugë publike pa miratim mbartin përgjegjësinë e sekuestrimit nga Komuna e Medway. Pastaj ne do të nisim procedurat ligjore kundër pronarit për rikuperimin e shpenzimeve.
Zbuloni si të:
- raportoni shitjen edhe riparimin e paligjshëm të automjeteve
- aplikoni për leje shitje të automjetit në rrugë publike.
Toka edhe oborre të pasistemuara
Ju mund të raportoni një tokë ose oborr të pasistemuar nëse është i shëmtuar, pasi ata mund të nxisin krimet mjedisore, si për shembull hedhjen e paligjshme të mbeturinave.
Nëse vendet lihen të pasistemuara, ata bëhen më keq edhe zona vazhdon të duket e neglizhuar dhe e pasigurt. Vendet e pasistemuara rrallëherë mund të jenë të rrezikshme për shëndetin publik por mund të kenë një ndikim negativ në zonën lokale.
Mund ta raportoni një oborr të pasistemuar nëse ai:
- është i dukshëm nga rruga publike
- është i dukshëm nga hapësira qendrore e dhomës së ndenjes në shtepinë tuaj
- mund të shihet qartësisht nga oborri juaj.
Zbuloni si të raportoni një tokë ose oborr të pasistemuar.
Posterat reklamues
Posterat reklamues zakonisht reklamojnë evente me anë të posterave, fletushkave ose afisheve që vendosen pa lejen e pronarit të pronës. Vendosja e posterave reklamues është vepër penale. Zbuloni si të raportoni posterat reklamues.